XHERDAN SHAQIRI KA NJË MESAZH PËR SERBINË

XHERDAN SHAQIRI KA NJË MESAZH PËR SERBINË

Curry shkëlqen me 42 pikë në triumfin e Warriors ndaj Cavaliers

Paraqitja e Zvicrës kundër Brazilit ishte mbresëlënëse, e sidomos e dy shqiptarëve Xherdan Shaqirit dhe Valon Behramit, të cilin ishin në mesin e lojtarëve me notat më të larta brenda përfaqësueses së Zvicrës.

Tani, pas barazimit me njërin prej favoritëve kryesor të Botërorit “Rusia 2018”, Zvicra ka synimin që në ndeshjen e radhës kundër Serbisë, të cilën e zhvillon të premten më 22 qershor, të shënoj fitore dhe të arkëtoj tre pikë të plota, në mënyrë që të jetë më afër kualifikimit më tutje.Xherdan Shaqiri ka paralajmëruar edhe një ndeshje të bukur për Zvicrën pas paraqitjes fantastike që kishin ndaj Brazilit dhe Shaqa ka thënë se nuk ia ka fare frikën Serbisë.“Presioni nuk është mbi ne. E kemi ndalur Brazilin dhe tani jem të etur për fitore. Serbisë nuk ia kam frikën fare, besojmë në një rezultat pozitiv. Ne i dimë aftësitë dhe kualitete tona, kemi lojtarë të shkëlqyer që luajnë në ligat më të forta për shumë vite me radhë. Tani të gjithë e kanë kuptuar se jemi skuadër serioze” ka deklaruar Xherdan Shaqiri. /Insporti.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)