YAHR-i me aktivitete të vetëdijesimit me nxënësit e gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan

YAHR-i me aktivitete të vetëdijesimit me nxënësit e gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan

Hashim Thaçi heshtë kur pyetet për drejtorin e AKI-së (Video/Foto)

Sot, Organizata “Asociacioni i të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YAHR” ka organizuar trajnime vetëdijësuese me nxënësit e Gjimnazit “Ulpiana “ në Lipjan, lidhur me shfrytëzimin e energjisë së gjelbër në qëllim të mbrojtjes së ambientit jetësor.

Bekim Krasniqi koordinator i projektit theksoi se ” Se lind nevoja për një angazhim më të madh të faktorit njeri për të ndaluar ndikimin negativ të njeriut në mjedis, që është e nevojshme, para se të jetë shumë vonë. Forma me e mirë e ndikimit dhe ndryshimit të mentalitet tonë është nëpër mes edukimit, sensibilizimit të fëmijëve dhe të rinjve ndaj problemeve mjedisore, duke ju ofruar orë mësimore mbi natyrën, ambientin, ekosistemet dhe për shfrytëzimin e energjisë së gjelbër në qëllim të mbrojtjes së ambientit jetësor ”.

“Janë të mirëseardhura këto trajnime , sepse na mundësojnë që të fitojmë njohuri dhe të krijojë ide kreative se si të mbrojmë ambientin jetësor, nëpër mes shfrytëzimit të energjisë së gjelbër” tha Djellza Krasniqi, nxënëse e Gjimnazit “Ulpiana” në Lipjan dhe pjesëmarrëse në trajnim.

Trajnimet do të vazhdohen që të organizohen edhe në dy shkollat tjera të mesme të larta në Komunën e Lipjanit, pastaj do të vazhdohet edhe me nxënësit e shkollave të mesme të larta në komunën e Shtimes dhe të Suharekës. Ky projekt është mbështetur nga INDEP, Balkan Green Foundation (BGF) dhe nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)