Ylli dënohet me 500 euro për fyerje raciste, a do të tërheqet Rahoveci nga garat?

Ylli dënohet me 500 euro për fyerje raciste, a do të tërheqet Rahoveci nga garat?

Goal.com: Rritja e futbollit në Kosovë para ndeshjes së tyre më të madhe ndonjëherë

Federata e Basketbollit të Kosovës ka nxjerrë vendim që të dënojë Klubin e Basketbollit “Ylli” me 500 euro, për shkak se tifozët vendas kishin shpalosur banerin “Rahovec – Made in Bugaria” në derbin lokal ndaj Rahovecit.

Vetëm dje, Rahoveci kishte paralajmëruar se nëse dënimi nuk do të ishte maksimal, klubi do të shqyrtonte tërheqjen nga garat.

“KB Rahoveci kështu kërkon që FBK të tregojë autoritetin dhe vendosmërinë që akte të tilla të nxitjes së urrejtjes dhe fyerjeve raciste të mos përsëriten në IP Superligën e basketbollit kosovar dhe që dënimi i palës organizatore të jetë maksimal me qëllim që të tilla ngjarje të mos përsërite”, ishte shkruar në komunikatën e Rahovecit, transmeton Express.

Madje, në një pjesë të komunikatës, Rahoveci kishte kërkuar që të shikohen edhe rregullat e FIBA-s.

“KB Rahoveci po ashtu kërkon që kjo qështje të trajtohet edhe me rregullore të FIBA pasi një gjë e till ështe e lejuar edhe me pikat PG të FBK-së, shih pikën: Neni59 AKTET E FIBA 59.1. Të gjitha rastet të cilat nuk janë paraparë, apo nuk janë përfshirë në këto Propozicione, Komesari i Garave i zgjedh me zbatimin e akteve të përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit-FIBA”, thuhej në komunikatë.

“Të nderuar këto sjellje dhe të tejra gjatë gjithë kohës duke ja shtuar edhe zhvillimet me ndeshjen ndaj Yllit, kanë shtyrë bordin që të mendoj seriozisht tërheqjen nga garat në rast se FBK nuk merr masa ndaj këtyre rasteve që i përshkruam në këtë letër”, potenconte komunikata e KB Rahovecit, transmeton Gazeta Express.

Duket se, dënimi prej 500 eurosh, i shqiptuar sot, nuk i mjafton klubit të Rahovecit, që, sipas burimeve të Gazetës Express, do e shqyrtojë seriozisht tërheqjen nga gara, në mbledhje të bordit.

Ndërkaq, paraprakisht, KB Ylli me anë të një komunikate e kishte dënuar ashpër këtë pankartë dhe i ka kërkuar falje KB Rahovecit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)