Mesfushori brazilian i Real Madrid, Casemiro, ka pësuar një lëndim gjatë ndeshjes ndaj Celta Vigo.
Lojtari u detyrua të largohet nga loja qysh në minutën e 18’ kur lëndimi ia pamundësoi vazhdimin e lojës.
Kësisoj, ai do të sjellë kokë-qarje edhe për selektorin e Brazilit, Tite, pasi do të humbasë edhe paraqitjet që pasojnë me skuadrën e Brazilit.
Sipas gazetarit Marcelo Bechler, Rafinha do të jetë zëvendësuesi i tij në listën e Brazilit, transmeton lajmi.net.
Rafinha u aktivizua mjaftë nga trajneri Valverde, pas lëndimit të Lionel Messi.
Braziliani u aktivizua madje edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve që “Blaugranat” e luajtën kundër Inter.
COMMENTS