Ylli i Manchester Cityt: Ne nuk jemi dorëzuar – do të fitojmë titullin

Ylli i Manchester Cityt: Ne nuk jemi dorëzuar – do të fitojmë titullin

Mustafi ia fut mes këmbeve Ozilit për ditëlindje

Aymeric Laporte thotë se Manchester City do të luftojë deri në fund të sezonit për të fituar titullin e Premier League.

Manchester City ka humbur ndaj Newcastle me rezultatin 1-2, shkruan GazetaBlic.

Liverpool mund të shkojë në +7 pikë nga Manchester City në rast se fitojnë sonte ndaj Leicester Cityt në Anfield, mirëpo Laporte beson se lufta për titull nuk mbaron sot.

“Është gjithmonë zhgënjyese kur humbet, sepse ne duhet t’i afroheshim Liverpoolit dhe qëllimit tonë, por natyrisht që duhet të mësojmë dhe të presim, të mësojmë nga gabimet tona dhe të mendojmë për lojërat e ardhshme”, tha fillimisht Laporte.

“Ka edhe 14 ndeshje, kështu që ne do të luftojmë deri në fund. Ne kemi një skuadër të shkëlqyer, prandaj nuk shqetësohem për performancën dhe lojtarët që kemi në skuadër. Shpresojmë se mund të përmirësohemi dhe mund të luajmë më mirë në ndeshjet e ardhshme”, përfundoi ai.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)