Z Mobile Prishtina – Cherkaski Mavpy, mbyllet me këtë rezultat

Z Mobile Prishtina – Cherkaski Mavpy, mbyllet me këtë rezultat

Lipjanasi Kololli, golashënuesi më i mirë i përfaqësueses së Kosovës

Z Mobile Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 92:82 ndaj skuadrës ukrainase Cherkaski Mavpy në ndeshjen e vlefshme për Grupin E të FIBA Europe Cup.Skuadra jonë ka qenë gjatë gjithë kohës në epërsi, por lojë më të mirë tregoi në çerekun e parë dhe të katërt.

Dy çerekët tjerë u takuan mysafirët, të cilët në një moment ishin në vetëm minus një pikë (58:59), por që nuk arritën të vazhdojnë me ritëm të njëjtë edhe në çerekun e katërt.Dardan Berisha me 26 pikë ishte më efikasi te Z Mobile Prishtina, ndërsa pikë dyshifrore patën edhe Demario Mayfield (19), Khalid Boukichou e A.J. Davis me nga 15 pikë.

Ndërsa, te mysafirët nga Ukraina, Brandon Yuong me 21 pikë ishte më i dalluari, ndërsa Chris Cokley i shtoi 16 sosh.Në Grupin E janë edhe skuadra daneze Bakken Bears dhe ajo rumune Steaua Bucuresti.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)