Zakonet e çuditshme të qenve

Zakonet e çuditshme të qenve

Ajo ishte në tryezën operative, ku e lindi fëmijën – i dashuri e zë në befasi, i bën propozimin për martesë (Video)

Qentë kanë disa ide dhe zakone të çuditshme kur vjen puna tek ushqimi.

Është normale të shikoni një qen që luan dhe hidhet në pisllëk, po ç’mund të themi kur fillon e ha atë? Zakonisht balta nuk tretet lehtë.

Pas studimit të saj u gjetën disa minerale të nevojshëm për qentë, të tipit kalium, zink, magnez dhe hekur.

Qentë e sëmurë hanë baltë si duket për të neutralizuar ushqimin e tyre. Megjithatë nëse kjo gjë kthehet në një zakon të ushqyeri për qenin tuaj kjo është diçka e rrezikshme, pasi balta ka parazitë dhe mund të ketë fekale.

Ngrënia e fekaleve. Nuk është aspak e këndshme të shikoni qenin tuaj duke bërë këtë gjë. Disa qen e bëjnë këtë veprim nga mërzia, kurioziteti ose për argëtim. Për ata që kanë ngrënë feçen e tyre kjo nuk është e dëmshme.

Kjo mund të shikohet dhe një aspekt instiktiv. Për shembull kafshët e egra hanin feçet e të vegjëlve të tyre që të mbulonin gjurmët dhe të mos tërhiqnin predatorët.

Disa lepuj e kanë të nevojshme të hanë feçet e tyre pasi kanë disa baktere të dobishme për rrugët e tretjes.

Ngrënia e barit për kafshët si qeni dhe macja është e dobishme, fibrat e barit i ndihmojnë ata të nxjerrin ushqimin që kanë ngrënë dhe u ka shkaktuar probleme në stomak dhe në rrugët e tretjes.

Në mungesë të barit kafshët shtëpiake hanë bimët dhe lulet që keni mbjellë në shtëpi.

Mund të keni vënë re se ndonjëherë qeni juaj ka groposur ushqimin e tij.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)