Cristiano Ronaldo shpesh herë e ka treguar se luan një rol të madh madje shpesh herë me udhëzimet e tij e zëvendëson trajnerin e Portugalisë.
Pas përfundimit të pjesës së parë në sfidën kundër Marokut, Cristiano shkon dhe i drejtohet trajnerit Fernando Santos duke i thënë se Portugalia po luan shumë dobët, shkruan e përditshmja spanjolle “MARCA”, raporton SYRI.net.
“Portugalia po luan keq, duhet të bëjmë diçka” i ka thënë CR7-ta trajnerit Santos.
Maroku kishte disa mundësi për të barazuar dhe për të fituar një pikë, por në fund kampionët e Euro 2016 rezistuan duke marrë një fitore me shumë vlera.
COMMENTS