Zbrazen raftet e një supermarket në Lipjan (Video)

Zbrazen raftet e një supermarket në Lipjan (Video)

Fëmijët i dhuruan Kryetarit Ahmeti Flamurin Kombëtar të punuar nga vetë ata

Mund të ngjajë, se në Lipjan qytetarët janë kapur nga ‘’paniku’’ ende pa rezultuar për ndonjë të infektuar me koronavirus në Kosovë.

Kjo ndoshta edhe mund te jetë njëra nga arsyet e shumta, që në një supermarket në Lipjan, shihen rafte të zbrazura nga artkujt.

Së pakut kështu duket nga një videoxhirim të shkurtër në këtë supermarket që ka arritur nga një qytetar në redaksinë e Gazetës Ulpianapress.

Ndryshe qytetarët e Lipjanit, nuk kanë arsye për panikë, kur dihet se në Kosovë nuk ka asnjë rast të prekur me coronavirus.

Ndryshe, dje ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dje deklaroi se Ministria e planifikon të shpenzojë 10 milionë e 13 mijë e 295 euro, për të zhvilluar aktivitetet dhe planet rreth parandalimit apo trajtimit të virusit për të prekurit eventualë në Kosovë.

Numri i personave të vdekur ka shkuar në 4 mijë e 27, përfshirë 3 mijë e 136 në Kinë, ku fillimisht kishte nisur përhapja e virusit të ri në dhjetor të vitit të kaluar.

Jashtë Kinës, nga virusi Covid-19 kanë vdekur qindra të tjerë, përfshirë 463 në Itali, 237 në Iran, 54 në Korenë Jugore dhe 27 në Shtetet e Bashkuara.

Sidoqoftë, më shumë se 64 mijë persona janë liruar nga spitalet pasi janë shëruar nga infeksioni, shkruan “Anadolu”.

Sipas kësaj faqeje, koronavirusi është përhapur në më shumë se 115 shtete dhe territore. Mbi 9 mijë persona janë infektuar në Itali, më shumë se 7500 në Korenë Jugore dhe mbi 7100 në Iran./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)