Zbulime të reja shouese mbi vrasjen e Kennedy

Zbulime të reja shouese mbi vrasjen e Kennedy

Shteti ku 70 mijë njerëz janë mbi 100 vjeç

Në afro 55 vite pas vrasjes së John Kennedy teori të pafundme konsiparative kanë dalë për të shpjeguar se nga realisht Presidenti i SHBA u qëllua, duke filluar nga kodrina e gjelbër në krahë.
Pavarësisht arrestimit të Lee Harvey Oswald, e që provat e mëvonshme lidhnin plagën e Kennedy me tipin e armës që Oswald posedonte, skeptikët kanë propozuar se ka qenë edhe një qitës i dytë që qëndronte në kodrën e gjelbër pranë rrugës ku po kalonte Kennedy.Por tanimë një studim i ri mundet që t’i japë fund këtij debati.

Përllogaritjet e reja, bazuar në pamjet filmike që regjistruan momentin e vrasjes, indikojnë se lëvizja misterioze e kokës së presidentit pasi u qëllua, një detaj jetik për teorinë mbi kodrën e gjelbër, ka qenë thjesht një efekt i zmbrapsjes.
Hetimet e hollësishme tregojnë se përplasja e plumbit fatal në kokë ka sjellë menjëherë një kthim për inerci edhe një kthim të kokës prapa. Duke shtuar prova të mëtejshme se Kennedy u qëllua nga pas, siç edhe autopsia zyrtare e asaj kohe tregoi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)