Pamje të publikuara nga Golazo dhe Sports Four kanë hedhur dritë mbi atë se çfarë u tha në bisedën e Lionel Messit me gjyqtarin kryesor dhe asistentin e tij gjatë ndeshjes mes Valencias dhe Barcelonës të dielën në mbrëmje.
Messi diskutoi me gjyqtarin Iglesias Villanueva pas pjesës së parë dhe në fund të ndeshjes gjatë të cilës argjentinasit nuk iu llogarit një gol edhe pse topi e kishte kaluar plotësisht vijën e portës dhe ishte disa centimetra brenda, transmeton Express.
Dukshëm i inatosur por gjatë gjithë kohës respektues, Messi shkoi pranë gjyqtarëve për t’u ankuar për mos pranimin e golit që qartazi ishte futur brenda vijës së portës, i cili po të pranohej do ta çonte Barçen në epërsi 0-1.
“E keni gabim, tani do ta shihni”, Messi i thotë vazhdimisht Iglesiasit dhe gjyqtarit anësor Enrique Jose Ramos.
“Nuk është e qartë”, thotë anësori, kur pyetet nga gjyqtari kryesor.
“Jose më kë thënë që jo. Edhe pse nuk jam i sigurt nuk është gol”, thotë gjyqtari kryesor.
Duke përdorur gjeste për ta matur distancën, Messi ia shpjegon në fund të ndeshjes Iglesiasit se “vija është këtu e topi këtu!”
Inglesiasit nuk e mohon e as pranon, por shton: “Nuk jam i sigurt, do ta shoh kur të futem brenda”. /Express/
COMMENTS