Zbulohet pilula për detektimin e kancerit në gji

Zbulohet pilula për detektimin e kancerit në gji

Pse është mirë të bëni dush me ujë të ftohtë

Një hap i ri që detekton kancerin në gji me ngjyrues fluoreshent me sukses ka gjetur tumoret në minj, duke hapur rrugën për një diagnostifikim më të mirë të trajtimit për femrat.

Në SHBA shpenzohen 4 miliardë dollarë për vit në diagnostifikimin dhe trajtimin e kancerit te femrat.

Një në tri femra që shkojnë për trajtim të kancerit të gjirit mund të mos bëjnë një gjë të tillë, pasi masat e tyre beninje janë gjetur si kanceroze nga teknikat aktuale të skanimit.

Një pilulë e re nga Universiteti i Miçiganit përmban një agjent të imazhit që lidhet me qelizat e kancerit ose enët e gjakut unike për tumoret, transmeton KosovaPress.

Mamogramet zbulojnë ndryshimet në indin e gjirit, por nuk mund të tregojë nëse ato janë kanceroze.

Kjo mund të çojë në mbitrajtim të grave dhe mastektoma të panevojshme. Ngjyra ndizet nën dritën infra të kuqe që tregon indet kanceroze.

Në studimin e ri të publikuar këtë javë, pilula është treguar e suksesshme te minjtë, duke hapur rrugën për testime dhe në njerëz.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)