Në tre ndeshjet e Argjentinës në fazat e Grupit, Diego Armando Maradona ishte personi që spikati më shumë dhe u shfaq me dhjetëra herë në televizor.
Ish-lojtari i famshëm, i cili tashmë është një fans i madh i skuadrës së tij kombëtare, u fotografua në një avion privat teksa bënte shenja raciste ndaj fansave të Koresë së Jugut.
Po ashtu, fotot e tij kur tregonte gishtat e mesit ndaj fansave të Nigerisë, bënë xhiron e rrjetit.
Dhe nëse mendonit se Maradona, i cili bën një jetë luksoze, do të vinte falas në stadium për të parë ndeshjet e Argjentinës, gaboheni.
Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986, paguhet plot 10 mijë paund nga FIFA në çdo ndeshje, e cila mbulon shpenzimet e udhëtimit, akomodimin dhe gjithçka tjetër që ai harxhon.
SYRI.net
COMMENTS