Zëvendëskryeministri: Hahn më tha se ka një vendosmëri të plotë për heqjen e vizave

Zëvendëskryeministri: Hahn më tha se ka një vendosmëri të plotë për heqjen e vizave

Limaj: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, përgjegjësi e përbashkët

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se në një bisedë që e ka pasur me komisionarin, Johanes Hahn, ky i fundit i ka thënë atij se ka një vendosmëri të plotë që Kosovës do t’i hiqen shpejt vizat
Hoxhaj ka deklaruar se në bazë të komunikimeve zyrtare me Komisionerin për Zgjerim Hahn, institucionet e BE-së janë unanime për ta mbështetur Kosovën për ta marrë liberalizimin e vizave.

“Nga komunikimi zyrtar që kam pasur me komisionerin Hahn, mund t’ju them se të gjitha institucionet e BE-së janë unanime në mbështetjen e Kosovës për liberalizimin e vizave”, deklaroi Hoxhaj në Kuvendin e Kosovës.

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita për të diskutuar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, Hoxhaj tha se pjesa më e rëndësishme e këtij raporti është njohja që i bëhet plotësimit të kritereve për liberalizim, ndonëse procesi i liberalizimit është i ndarë nga pjesa e raportit për shtetin.

Hoxhaj këto komente i bëri në fjalën e tij gjatë seancës së jashtëzakonshme për Raportin e Progresit, i cili foli ne emër të Qeverisë në mungesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Ky zyrtar i lartë tha se Raporti i Progresi tregon gjendjen faktike të Kosovës. Ky vlerësim, sipas tij, është si rezultat i punës që ka bërë qeveria paraprake dhe kjo e tanishmja.

“Meqë Haradinaj ishte në angazhim më luti që të vij në kuvend dhe të marr qëndrim në këtë raport. Raporti i komisionit evropian i prezantuar më 17 prill është një vlerësim edhe objektiv, edhe real, edhe i saktë i gjendjes në të cilën është Kosova, ku në analizë ky raport përmend dhe progresin që ka pasë vendi por edhe ngecjet e sfidat në fusha të caktuar. Ky është një vlerësim i punës së dy qeverive dhe Kuvendit të Kosovës dhe i cili përfshin edhe ndërprerjen e punës për shkak të zgjedhjeve të parakohshme dhe ato lokale. Ne si Qeveri kemi merri që ta lexojmë raportin në tërësi, por nuk kemi analizuar çdo paragraf”, tha ai.

Hoxhaj theksoi se të hënën kanë mbledhje të Qeverisë dhe aty do të reflektojnë se a pasqyron gjendjen saktë apo mos ka edhe përsëritje.

Ai shtoi se falë demarkimit dhe ratifikimit të demarkacion dhe përmirësimit në luftën kundër korrupsionit në Kosovë ka një vlerësim pozitiv për vizat. /Express

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)