Pas arrestimit të Marko Gjuriqit nga Njësia Speciale e Kosovës, dhe largimit të tij nga veriu i Mitrovicës në drejtim të Prishtinës, në vendin ku kishte filluar të mbahej takimi, është parë edhe zëvendëskryeministri dhe njëherit Ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq.
Ai pas përfundimit të Policisë së Kosovës është parë teksa ka qëndruar së bashku me serbët që ishin aty.
Pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës është raportuar se disa persona që po merrnin pjesë janë lënduar.
Ndërkohë aktualisht në Serbi po mbahet takimi i Këshillit të Sigurisë me nismë të presidentit Vuçiq./Periskopi/
COMMENTS