Zhduket në Durrës shoferi kosovar, policia shqiptare bën apel për ndihmë

Zhduket në Durrës shoferi kosovar, policia shqiptare bën apel për ndihmë

Bekim Brestovci ndanë bursa e punëson studentë nga Kosova (Foto)

Një shofer 55-vjeçar nga Kosova ka humbur kontaktet me kolegët e tij menjëherë sapo kanë shkuar në Durrës për pushime.

Skender Rama ka shkuar të pushojë me nje grup shoferësh prej 44 vetash, po pasditen e djeshme ka dalë nga hoteli dhe nuk është kthyer më. Miqtë e tij kanë bërë denoncimin në policinë e Durrësit, e cila ka publikuar foto të tijën dhe një numër kontakti për këdo që e sheh.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e një shtetasi.
Skender Rama 55 vjeç, banues në Kosovë, ditën e djeshme ka ardhur me pushime në Durrës (një grup shoferësh, 44 veta) dhe rreth orës 19 : 00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afësi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më.
Është rreth 1, 75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza.
Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)