Tre partnerët e koalicionit qeveritar, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe liderët e AAK-së e Nismës, Ramush Haradinaj, respektivisht, Fatmir Limaj, do të takohen gjatë ditës së sotme.
Takimi pritet të zhvillohet sot rreth orës 16:00.
Ndonëse nuk dihet se cila është arsyeja e këtij takimi, partnerët e koalicionit qeveritar kanë shprehur qëndrime të ndryshme për taksën 100 % për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Kryeparlamentari Kadri Veseli, njëherësh kryetar i PDK-së, ka deklaruar se taksa 100 % nuk do të hiqet, por ajo mund të pezullohet përkohësisht dhe me kushte, si mirëbesim ndaj SHBA-ve dhe BE-së për disa arsye.
Ndërkaq, kryeministri Ramush Haradinaj insiston në qëndrimin e tij për mos-heqjen e taksës.
COMMENTS