ZIDANE FLET RRETH LARGIMIT TË RONALDOS

ZIDANE FLET RRETH LARGIMIT TË RONALDOS

Frikësohet Juventus, a është ky klubi i ri i Dybalas?

Zinedine Zidane ka thënë se nuk beson që Ronaldo do të largohet nga klubi.

Trajneri i Real Madridit, Zidane, ka folur rreth një largimi të mundshëm të Ronaldos nga klubi madrilen.

Zidane beson se Ronaldo i përket Real Maridit, dhe nuk mund ta shohë atë larg gjigantit spanjoll.

Sipas raportimeve të fundit, ylli portugez ka kërkuar një rikthim te ish-klubi i tij, Manchester United.

“Unë gjithmonë them të njëjtën gjë, nuk mund të shoh një Real Madridt pa Cristianon”, tha Zidane.

32-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2021, derisa muajin e kaluar fitoi Topin e Artë për herën e pestë në karrierë.

“Cristiano është pjesë e këtij klubi, ku ai e ka vendin. Klubi, tifozët, të gjithë e duan atë”, përfundoi Zidane. /Insajderi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)