Zinedine Zidane ka thënë se ta fitosh La Ligën spanjoll është më e vështirë se ta fitosh Ligën e Kampionëve, teksa skuadra e tij, Real Madridi, përgatitet për t’u përballur me kampionin e Spanjës, Barcelonën, në “El Clasicon” e së dielës.
Reali ka pasur një sezon të dobët në ligën elitare spanjolle këtë edicion dhe renditet i treti, 15 pikë prapa rivalit të përjetshëm, Barçës, transmeton Gazeta Express.
Megjithatë, Reali ka shkëlqyer në Evropë dhe tani po përgatitet për finalen e Ligës së Kampionëve kundër gjigantit nga Premierliga angleze, Liverpoolit, pasi e eliminoi Bayern Munichun në gjysmëfinale.
Zidane, megjithatë, beson se është shumë më e vështirë të performosh në nivel për 38 ndeshje sesa ta çosh lart trofeun e Ligës së Kampionëve.
“Është më e vështirë. Gjithmonë e kam thënë: është më e vështirë [ ta fitosh La Ligën se Ligën e Kampionëve]”, ka thënë Zidane i pyetur se cili është dallimi mes La Ligës dhe Ligës së Kampionëve. /Express/
COMMENTS