Zidane tek gjiganti anglez, me vete merr edhe dy super yjet e Realit

Zidane tek gjiganti anglez, me vete merr edhe dy super yjet e Realit

RONALDO PREZANTON TOPIN E PESTË TË ARTË NË “BERNABEU” [FOTO]

Stan Collymore beson se Manchester Untied duhet të shikojnë mundësitë për ta punësuar Zinedine Zidane në vend të Jose Mourinhos.

Legjenda e Francës dhe Real Madridit dha dorëheqje nga pozita e tij si menaxher në Real Madrid të enjten, më pak se një javë para se gjigantët spanjoll ta fitojnë për herë të tretë Ligën e Kampionëve radhazi.

Mourinho, në të njëjtën kohë, e përfundoi sezonin pa trofe në Old Trafford pasi që u mposhtën edhe në finale të FA Cup kundër Chelsea, derisa skuadra e tij u turpërua me një eliminim nga një skuadër shumë më e vogël, Sevilla në 1/16 e finales.

Collymore beson se Zidane do të ishte një zëvendësim i mirë për ish trajnerin e Chelsea dhe ai do të ishte i vetmi njeri që do të sillte Cristiano Ronaldon në Old Trafford, sidomos kur e ardhmja e sulmuesit është në pikëpyetje.

“Zidane do të ishte një trajner perfekt për Manchester United”, ka shkruar Collymore në Tëitter. “Ai do ta risillte Ronaldon në shtëpi. Bale po ashtu. United mund ta sjell gjithkënd në botë, por Zidane është i vetmi menaxher që mund ti sjell këtë lojtarë në Old Trafford.

“Nëse United nuk janë në telefon tani, ata janë kokëtrashë”.

Plani i Collymore nuk duket se do të zbatohet, pas që Mourinho ka nënshkruar kontratë të re me United në janar, derisa Zidane ka konfirmuar se do të pushojë pak kohë nga futbolli.

“Nuk do të jem trajner i ndonjë skuadre për momentin”, ka thënë ai në konferencën për shtyp të enjten. “Nuk jam duke kërkuar dhe nuk do të menaxhojë ndonjë skuadër tjetër për këtë vit”. /GazetaExpress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)