Zjarret në Kaliforni, shkrumbohen shtëpitë e VIP-ave

Zjarret në Kaliforni, shkrumbohen shtëpitë e VIP-ave

Çifti humb jetën pak orë pas dasmës, festa kthehet në tragjedi

Gerard Butler dhe Miley Cyrus janë mes personaliteteve shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar në zjarret vdekjeprurëse që kanë përfshirë kaliforninë. Edhe Kim Kardashian West dhe Lady Gaga, janë evakuar nga shtëpitë e tyre gjatë fundjavës. Zjarret e para nisën të enjten dhe i kanë marrë jetën të paktën 31 personave, me më shumë se 200 të tjerë të zhdukur. rreth 250 mijë vetë ndërkohë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Ndërsa kanë ndarë ndjenjat e tyre me fansat online, yjet kanë bërë edhe apel për të dhuruar para, ndihma e madje edhe kontribut njerëzor për një numër organizatash bamirëse dhe fondacionesh që punojnë për të ndihmuar të prekurit nga katastrofa. Ylli skocez Gerard Butler, ka postuar online një foto të asaj që ka mbetur nga shtëpia e tij në malibu, duke falenderuar zjarrfikësit për kurajon e tyre. Zjarret kanë dëmtuar edhe një fermë që ka qenë shpesh herë set xhirimi për filma dhe emisione televizive. Paramount Western Toën, ishte ndërtuar në vitet 1950 dhe atje janë xhiruar skenat e dy sezoneve të para të ëestëorld.
Gjendja në Kaliforni mbetet alarmante me erërat e forta që kërcënojnë të përhapin më tej flakët. Kjo ka bërë që guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, ti kërkojë presidentit Donald Trump të shpallë gjendjen e katastrofës, një lëvizje kjo që do të mundësonte marrjen e fondeve federale të emergjencës për të përballuar situatën./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)