Ka përfunduar ndeshja midis Gjeorgjisë dhe Zvicrës, ku kjo e fundit arriti të dalë fituese me dy gola në epërsi.
Golin e parë të ndeshjes e ka realizuar mesfushori Steven Zuber në minutën e 56’, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa mesfushori tjetër Denis Zakaria arriti ta ngritë epërsinë në minutën e 80’.
Ndeshja është zhvilluar në stadiumin “Boris Paichadze Dinamo Arena” që ndodhet në Tbilisi të Gjeorgjisë.
COMMENTS