Qeveria zvicerane njoftoi sot se do të shtyjë përfundimisht vendimin e saj mbi paktin e OKB-së mbi migracionin, pas kundërshtimit të shprehur nga shumë komisione parlamentare, gati një muaj pasi kishte vendosur ta miratonte.
“Për pasojë Zvicra nuk do të jetë e pranishme në konferencën e Marakeshit më 10 dhe 11 dhjetorin e ardhshëm, ku pakti duhet të miratohet formalisht”, njoftoi ministria e Punëve të Jashtme në një komunikatë.
Vendet e OKB-së, me përjashtim të SHBA-së, miratuan në korrik krijimin e këtij pakti botëror jodetyrues mbi emigracionin.
Disa ditë më pas, Hungaria njoftoi tërheqjen e saj nga kjo marrëveshje, përcjell Atsh.
Polonia dhe Izraeli njoftuan gjithashtu se nuk do e firmosin këtë pakt.
COMMENTS