Kuvendi i klubit futbollistik, KF Ulpiana, ka zgjedhur të premtën për kryetar të ri, biznesmeni e njohur Abedin Salihun-DINO.
Ai në mënyrë unanime mori të gjitha votat e të pranishmëve duke e pasuar tashmë ish-kryetarin, Blerim Duriqin,njofton Ulpianapress.
Me të marrë detyrën, Salihu ka thënë se e kemi bërë një plan zhvillimo, ndërsa në bordin e klubit do të ketë njerëz të të gjitha fushave.
“Ju falënderoj për besimin dhënë. Ne kemi bërë një plan zhvillimor për klubin. Në Bord, do të ketë njerëz nga fusha e sportit dhe biznesit. Kemi shumë punë për të bërë”, ka thënë Salihu, duke ofruar bashkëpunim dhe duke kërkuar përkrahjen e të e të gjithëve.
Theksojmë se DINO edhe pse nuk ishte i angazhur zyrtarisht në klub, ai ndihmat për klubit nuk i ndali asnjëher duke qenë gjitheëher afër me klubin dhe sportin lipjanas./Ulpianapress/
COMMENTS