Barcelona ka konfirmuar se në klub është rikthyer ish-mbrojtësi i saj, Eric Abidal.
“Robert Fernandez nuk do ta vazhdojë kontratën e tij sekretar teknik i ekipit të parë. Klubi do të dëshironte ta falënderonte Fernandezin. Me këtë rast konfirmojmë se rolin e tij si sekretar teknik i ekipit të parë do ta marrë Eric Abidal”, thotë FC Barcelona, transmeton Koha.net.
Prezantimi i tij zyrtar do të bëhet më 18 korrik, të hënën.
Abidel rikthehet pas një kohe te Barcelona, me të cilën ishte bashkuar si lojtar më 2007, me të cilën fitoi katër tituj të ligës, dy Kupa të Mbretit, dy Liga të Kampionëve, dy Superkupa të Spanjës, dy Superkupa të UEFA-së, dhe dy herë Kupën e Botës për klube gjatë gjashtë sezoneve me Barçën.
COMMENTS