Federata e Futbollit e Anglisë (FA) ka konfirmuar se nuk do të ndërmarrë asnjë veprim ndaj trajnerit të Manchester United, Jose Mourinhos, për komentet e tij para derbit të Mançesterit.
Para derbit të Mançesterit më 10 dhjetor, të cilin skuadra e Pep Guardiolas e fitoi me rezultat 201 në “Old Trafford”, Mourinho i akuzoi lojtarët e Manchester Cityt se bëjnë shumë faulle taktike për t’ua prishur ritmin kundërshtarëve duke ngrehur pyetje nëse lideri i Premier Ligës është klub i sinqertë, transmeton Express.
“Pak të fryejë era edhe ata rrëzohen”, pati dhënë Mourinho, duke e nxitur FA-n t’i kërkojë portugezit të japë shpjegime.
FA konfirmoi sot se ka vendosur të mos e ndëshkojë Mourinhon, por e ka paralajmëruar atë për sjelljen e tij në të ardhmen.
“Pas rishikimit të dëshmive të ofruara nga klubi, FA nuk do të ndërmarrë veprim formal, por i ka kujtuar Jose Mourinhos se çfarëdo komenti publik në të ardhmen rreth zyrtarëve të ndeshjes mund të rezultojë me veprim disiplinor”, ka thënë FA në një komunikatë.
COMMENTS