Kampionati anglez, Liga Premier ka zgjedhur lojtarin dhe trajnerin më të mirë të muajit dhjetor.
Muaji dhjetor ka qenë i hatashëm në Ligën Premier, duke sjell shumë ndeshje interesante dhe rezultate të paparashikueshme.
Megjithatë, një gjë ka mbetur e pandryshuar edhe gjatë muajit të fundit të vitit 2017.
Një është dominimi i liderit të kampionatit, Manchester Cityt dhe dy vazhdimi i shënimit të golave nga anglezi Harry Kane.
City i Pep Guardiolas nga shtatë ndeshje të zhvilluara në këtë muaj ka arritur t’i marr gjashtë fitore dhe një barazim, ndërsa Kane nga shtatë ndeshje ka shënuar tetë gola.
Këto suksese nuk kanë lënë pa u vënë re nga drejtuesit e Ligës Premier, të cilët i kanë shpërblyer për suksesin.
Kjo pasi trajneri spanjoll, Pep Guardiola u zgjodh trajneri më i mirë i muajit dhjetor dhe kjo ishte hera e katërt radhazi për të.
Në anën tjetër, sulmuesi i Tottenham, Kane u zgjodh lojtari më i mirë i muajit dhjetor. /Telegrafi/
COMMENTS