Hafiz Buzuku trajner i ‘’KV-Ulpiana’’ (Meshkuj) është shpallur trajneri më i mirë për vitin 2017, sot në një ceremoni ku prezent ishte edhe kryetari i Komunës Imri Ahmeti, sportist dhe musafir të tjerë.
Me këtë rast, Kryetari Ahmeti ka thënë se përzgjedhja e sportistit të vitit dhe sportistëve të tjerë më të mirë, është një akt falënderimi dhe vlerësimi për rezultatet e ndryshme që ata kanë arritur për gjatë vitit 2017, njofton Ulpianapress.
Komisioni për përzgjedhjen e sportistit të vitit ishte emëruar nga Klubet sportive dhe ky komision ka bërë përzgjedhjen e 10 sportistëve më të mirë të vitit, klubin sportiv më të mirë të vitit, trajnerin më të mirë, 10 shpresat e sportit lipjanas si dhe veteranin e sportit në Lipjan.
Sportistët e vitit 2017:
1. Granit Ejupi – volejbollist KV “Shpella” (Sportisti i vitit)
2. Leonita Hoxha – volejbolliste KV “Ulpiana” F
3. Fazli Vitija – basketbollist KB “Lipjani”
4. Erblina Rama – gjimnaste KGJ “Lipjani”
5. Emin Grajçevci – atlet KA “Blinaja”
6. Kreshnik Bahtiri – futbollist KF “Arbëria”
7. Gani Dobra – shahist KSH “Lipja”
8. Shkodran Retkoceri – hendbollist KH “Ulpiana”
9. Suela Retkoceri – hendbolliste KH “Ulpiana”
10. Jeton Bardqi – futbollist KF “Minatori”
Trajner i vitit 2017:
Trajneri më i mirë i vitit 2017 – Hafiz Buzuku – KV “Ulpiana” meshkujt.
COMMENTS