Medhi Benatia zyrtarisht është larguar nga Juventusi dhe i është bashkuar kampionit të Katarit, Al-Duhailit.
Juventusi dhe klubi nga Katari kanë arritur marrëveshje në vlerë 10 milionë euro për qendërmbrojtësin maroken, transmeton Gazeta Express.
Benatia i bëri 59 paraqitje për bardhezinjtë gjatë një qëndrimi dyvjeçar e gjysmë në Torino, duke i fituar dy tituj të Serisë A dhe duke arritur një herë në finale të Ligës së Kampionëve.
Megjithatë, 31-vjeçari e humbi vendin e titullarit në Juve pas rikthimit të Leonardo Bonuccit verën e kaluar.
Marokeni do të zëvendësohet nga Martin Caceres, i cili tashmë i ka kaluar testet mjekësore me Juven.
COMMENTS