Zyrtare: Kryeministri i Malit të Zi viziton Kosovën

Zyrtare: Kryeministri i Malit të Zi viziton Kosovën

“QEVERIA HARADINAJ PO MBURRET ME PUNËN E QEVERISË MUSTAFA”

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, pritet ta vizitojë Kosovën. Ai do të qëndrojë në Prishtinë më 6 shkurt. Lajmin për Express e kanë bërë të ditur edhe nga kabineti i kryeministrit Haradinaj. Ata bëjnë të ditur se vizita është e konfirmuar tashmë dhe po bëhen përgatitjet për këtë takim

Vizita e kryeministrit malazez bëhet me ftesë të kryeministrit Haradinaj, ndërkohë që pritet t’i hapë rrugë zgjidhjes së çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është kriter për liberalizim të vizave, ndërkohë e njëjta duket fare larg që të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Marrëveshja është dërguar në Kuvend, por ende nuk është nxjerrë në rend dite. Bashkë me të është dërguar edhe një raport i hartuar nga Komisioni “Bulliqi”, ku thuhet se Kosova ka humbur tokë nga kjo Marrëveshje.

Kundër kësaj Marrëveshjeje, është edhe vetë partia e kryeministrit Haradinaj. /Express

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)