Gjurmëve të yjeve të shumta të futbollit zviceran me prejardhje nga Kosova, me hapa të sigurt po i bashkohet futbollisti Benjamin Kololli, me prejardhje nga Lipjani.
Ai sot, ka nënshkruar kontratë tri vjecare dhe sipas mediave zvicerane kartoni i mbrojtësit të Kombëtares së Kosovës i ka kushtuar Zürichut 1 milionë franga.
Kololli ka bërë 27 paraqitje për FC Lausanne-Sport edicionin e kaluar në Superligën e Zvicrës, duke shënuar tetë gola.
Ai gjithashtu ka qenë reprezentues standart i Përfaqësueses së Kosovës.
Kololli, luan në pozitën e mbrojtësit të majtë, dhe për paraqitje të suksesshme ai ka zgjuar interesimin e shumë klubeve të njohura evropiane./Ulpianapress
COMMENTS