ZYRTARE: Lojtari dhe klubi nga Lipjani i ndajnë rrugët (FOTO)

ZYRTARE: Lojtari dhe klubi nga Lipjani i ndajnë rrugët (FOTO)

Hidhërim në Lipjan, humbin Arbëria dhe Ulpiana

KF Ulpiana dhe mesfushori i rritur në akadamenin e saj, Emir Baftiu, i kanë ndarë rrugët.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë lojtari në llogarinë e tij në Facebook.

Baftiu si arsye për largimin e tij nga klubi ku u rrit e fajson kryesinë.

”Te dashur shok dhe dashamire ,qe nga sot nuk do te jem pjes e klubit KF Ulpiana ,7 vite plot mund,dhimbje,sakrificë. Aty ku fillova hapat e pare si futbollist,e ku bashke me shume futbolliste te tjere dilnim dhe luanim kur klubi ishte ne krize te madhe,ku skishim as kryesi por kishim shume zemer dhe deshire. Sot me duhet ti kthej shpinen klubit tim te zemres per arsye te shumta. Nje nga ato eshte menyra e qasjes se kryesis ndaj meje personalisht, e cila ishte shume e pakuptimt. Por le te mbetet ne ndergjegjjen e tyre.
Falenderoj te gjithe trajneret dhe bashklojtaret gjithashtu edhe Ultras Tigrat per mbeshtetjen ne qdo aspekt”, ka shkruar Baftiu,

Kujtojmë se përveç Baftiut nga Ulpiana deri më tani janë larguar edhe Trim Tasholli, Liron Tasholli, Ismajl Rexhepi, të gjthë këta lojtarë nga Lipjani./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)