Tashmë është konfirmuar, Lionel Messi nuk do të luajë në El Clasico kundër Real Madridit.Faqja zyrtare e Barcelonës ka bërë të ditur kohëzgjatjen e lëndimit të Messit, të cilin argjentinasi e pësoi në ndeshjen kundër Sevillas, raporton Insporti
31-vjeçari pësoi dëmtim në krahun e djathtë në pjesën e parë të ndeshjes në Camp Nou, të cilën Barcelona në fund e fitoi 4:2.Sipas një njoftimi të klubit, Messi do të mungojë rreth tre javë, me ç’rast do të humb ‘El Clasicon’.Ai po ashtu pritet të mungojë në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve kundër Interit, më 24 tetor dhe 6 nëntor.El Clasico e parë e këtij sezoni të La Ligas do të luhet të dielën e ardhshme, më 28 tetor.
❗ [INJURY NEWS] Tests carried out on the first team player Leo Messi have confirmed that he has a fracture of the radial bone in his right arm. He will be out for approximately three weeks. #FuerzaLeo pic.twitter.com/kpNcspnfqo
— FC Barcelona (@FCBarcelona) October 20, 2018
COMMENTS