Zyrtare: Neymar së paku dhjetë javë jashtë fushave të blerta

Zyrtare: Neymar së paku dhjetë javë jashtë fushave të blerta

A dëshironi të fitoni sot në bastore, atëherë provoni këto ndeshje

Neymar do t’i mungoj më teprë se dy muaj skuadrës franceze të Paris Saint-Germain.

Braziliani nuk do të luajë gjatë dhjetë javëve të ardhshme pas një frakture metatarsale të këmbës së djathtë në fitoren 2-0 ndaj Strasburgut.

Kapiteni i Brazilit do të humbasë të dyja ndeshjet e PSG-së me Manchester Unitedin në Ligën e Kampionëve.

View image on Twitter

Në varësi të rimëkëmbjes, 26-vjeçari mund të kthehet në një çerekfinale të mundshme të garave evropiane të ndeshjes së parë të çerekfinaleve që zhvillohen më 9/10 prill.

“Të martën në mbrëmje, Paris Saint-Germain mblodhi së bashku një grup ekspertësh mjekësor të njohur në botë në Qendrën e Trajnimit Ooredoo për të kryer ekzaminimit të dëmtimit të këmbës së djathtë të Neymar Jr”, shkruan në njoftimin fillestar të francezëve.

“Pas një analize të hollësishme nga specialistët, u arrit një konsensus për një trajtim konservativ të dëmtimit të Neymar Jr. në metatarsalin e pestë të djathtë, i njoftuar për këtë rekomandim, sulmuesi ndërkombëtar u pajtua me këtë operim. Neymar Jr. pritet të kthehet në fushë brenda dhjetë javëve”, shkruan në fund të njoftimit.

Ndryshe, Neymar edhe vitin e kaluar kishte lënduar të njëjtën këmbë dhe kishte humbur gjithë sezonin në Ligue 1. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)