Zyrtare: Pacollit i refuzohet kërkesa për vizitë në Novi Pazar, tregon nëse do të shkojë në Serbi

Zyrtare: Pacollit i refuzohet kërkesa për vizitë në Novi Pazar, tregon nëse do të shkojë në Serbi

Mustafa: Iniciativa për Specialen rrënuese dhe e dëmshme për vendin

Serbia zyrtarisht ia ka refuzuar kërkesën zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, për vizitë në Novi Pazar.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga këshilltari i Pacollit, Jetlir Zyberaj. Ai ka thënë se vizita nuk do të zhvillohet në Novi Pazar.

Gjithashtu përmes një njoftimi për media Ministria e Punëve të Jashtme thotë:

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje dhe indinjatën e saj për vendimin e autoriteteve të Beogradit për të mos lejuar vizitën e Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, në Novi Pazar.

Republika e Kosovës ka vepruar gjithmonë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit mbi vizitat e zyrtarëve të lartë dhe ka respektuar procedurat e kërkuara.

 Ky rast tregon përsëri se Beogradi nuk është i angazhuar të respektojë Marrëveshjet e Brukselit dhe shkakton tensione të panevojshme për të parandaluar vizitat e zyrtarëve të lartë të Kosovës në territorin e Serbisë.

Ne, sot jetojmë në shekullin, ku lëvizja e lirë e njerëzve është e drejtë fundamentale e njeriut dhe cdo shtet e Qeveri duhej ta respektoj atë. 
Kosova ka respektuar këto të drejta me përkushtim të madh dhe do t’i respektoj gjithmonë derisa mos të abuzohet me to, si në shumë raste që ka ndodhur në të kaluarën me mysafirët nga shteti fqinj verior.

Do të ishte e arsyeshme, që Kosova të mbajë të drejtën për masa reciproke kundërdrejt autoriteteve të Beogradit sipas Marrëveshjes së Brukselit, por ne i dedikohemi të drejtave fundamentale për lëvizjen e lirë të njerëzve përderisa ato mos të jenë qëllimkeqe.

Të rikujtojmë faktin se edhe vizitat e kosovarëve tek bashkëkombasit e tyre në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë duhet të vëhen në reciprocitet me vizitat e serbëve tek bashkëkombasit e tyre në Kosovë.​

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)