Zyrtare: Qeveria e Kosovës ndërpret mësimin deri më 27 mars (dokument)

Zyrtare: Qeveria e Kosovës ndërpret mësimin deri më 27 mars (dokument)

Rrena e Kryeministrit për Liberalizim dhe Ushtri

Qeveria e Kosovës në mbledhjën që mbajti para pak minutave mori masa kundër koronavirusit duke pezulluar mësimin deri më 27 mars.

Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë u vendos edhe për disa masa të tjera në luftën kundër koronavirusit: Pezullimi i përkohshëm i linjave ajrore dhe tokësore, të gjithë udhëtarët që do të kontrollohen në hyrje-daljet e Kosovës, dhe të gjitha aktivitetet publike do të mbyllen përkohësisht.

Kryeministri i Kosoës, Albin Kurti i ftojë anëtarët e qeverisë që t’i miratojnë propozimet për masat kundër koronavirusit, dhe qeveria e miratoi propozimin e kryeministrit me të gjitha votat pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Sëmundja vdekjeprurëse, që ka marrë mijëra jetë në shumë vende të botës, tash për tash nuk është konfirmuar të ketë mbërritur në vendin tonë.

Ndonëse shumë qytetarë deri më tani janë testuar me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi, rezultatet kanë treguar se asnjëri prej tyre nuk është infektuar nga sëmundja, që origjinën e ka nga Kina. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)