Skuadra e Ulpianës ka prezantuar trajnerin e ri, përcjell Ulpianapress.
Në stolin e “Qytetarëve” do të ulët Edlir Tetova. Ish-ndihëstrajneri i Tiranës ka firmosur kontratë një vjeçare deri në vitin 2022. Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes një konference për media.
“Kur keni një skuadër me cilësi dhe talentë, ne do të përpiqemi t’i bëjmë tifozët krenarë. Është një kënaqësi dhe nder i jashtëzakonshëm të jem këtu”, ishin fjalët e para të tij.
Kujtojmë që tekniku 38-vjeçar gjatë karrierës së tij të begatshme figurojnë edhe kupa e Shqipërisë me Teuten në vitin 2000 si dhe kampion me Elbasanin ne vitin 2005-06./Ulpianapress/
COMMENTS