Zyrtari i lartë i LDK-së: “Hashim Thaçi njeri i shitur te Serbia”

Zyrtari i lartë i LDK-së: “Hashim Thaçi njeri i shitur te Serbia”

“Kryeministër jemi me ty’’, kosovarët ‘’bombardojnë’’ me komente në faqen e Haradinajt

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçit.Ai ka thënë se hitoria e Kosovës nuk njeh asnjë njeri më të shitur se sa Hashim Thaçin, i cili është i gatshëm t’i shesë pa asnjë hezitim interesat e popullit dhe shtetit të tij, shkruan GazetaBlic.Salihaj ka thënë gjithashtu se Hashim Thaçi është njeri i shitur te Serbia,i cili hap pas hapi po e kthen Serbinë në Kosovë.

Postimi i plotëHistoria jonë asnjeherë nuk ka pasur dhe as nuk do ta ketë një njeri sikur Hashim Thaçi,i cili është i gatshëm t’i shesë pa asnjë hezitim interesat e popullit dhe shtetit të tij.
Sa e sa herë e kam thënë se Hashim Thaçi është njeri i shitur te Serbia,i cili hap pas hapi po e kthen Serbinë në Kosovë. Tash jemi në fazën përfundimtare kur Thaçi me një fanatizëm dhe verbëri të pashpjegueshme po tenton ta shesë territorin e Kosovës dhe ta realizojë programin serb të Serbisë së Madhe.

Hape pamjen e mëposhtme dhe shikoje të plotë

Kosova asnjeherë nuk ka qenë në një situatë kaqë të rrezikshme që ta humbë shtetësinë e saj,të fituar me gjak e sakrifica të mëdha.

Serbia dhe Vuçiqi janë të qetë dhe nuk po duken të brengosur, sepse qëllimet e saj me fanatizëm po mundohet t’i realizojë vegla e tyre Hashim Thaçi. Këto nuk po i them aspak nga mllefi dhe urrejtja që kam për Hashim Thaçin. Këto po i them nga shqetësimi i madh që kam për të ardhmen e Kosovës.
Sot,është detyrë mbi të gjitha detyrat tjera ndalja e Thaçit dhe shpëtimi i Kosovës.
Kjo detyrë u takon të gjitha partive pa përjashtim,por para së gjithash i takon PDK-se,sepse Thaçi është ,jo vetëm produkt dhe eksponent i saj,por edhe lider dhe përfaqësues i saj. Nëse PDK-ja nuk e bën këtë,atëherë edhe ajo bashkë me Thaçin,përgjithmonë do ta bart vulën e tradhëtisë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)