Zyrtari i Qeverisë dënohet me burgim

Zyrtari i Qeverisë dënohet me burgim

Jeruzalemi kryeqytet? Erdogan: Vija e kuqe për myslimanët

Zahir Bajrami u shpallë fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe u dënua me burgim efektiv prej- 1 viti, duke ju llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Po ashtu Zahir Bajrami u dënua me gjobë në vlerë prej 5 mijë euro, të cilën do ta paguaj pas 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij vendimi, për veprën penale keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Fajtor u shpall po ashtu edhe djali i tij Adrian Bajrami, dhe u dënua me burg 1 vjet të cilin dënim nuk do ta vuaj nëse brenda dy viteve nuk kryen vepër të re penale.

Ndaj tij po ashtu u shqiptua dënim me gjobë prej 5 mijë euro, të cilën do ta paguaj pas 15 ditësh nga plotfuqishmëria e këtij vendimi.

Trupi gjykues po ashtu njoftoi se të pandehurit obligohen që të dëmtuarit Elsadat Musliji t`i kompensojnë dëmin në shumë prej 10 mijë euro.

Sipas Prokurorisë Zahir Bajrami akuzohet sepse përmes djalit të tij Adrian Bajrami, më datë 9 shkurt 2017, i kishte marrë 10 mijë euro të dëmtuarit Elsadat Musliji, duke i premtu si këmbim, ndikimin në Gjykatën e Apelit, që Elsadat Muslijut t’i hiqet dënimi me burgim.

Kundër këtij vendimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatë të Apelit brenda 15 dite, nga momenti i pranimit të këtij vendimi.

Vlen të theksohet se ky rast ishte rikthyer më parë në rigjykim nga Gjykata e Apelit të Kosovës.

Kallxo.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)