ZYRTARI I VETËVENDOSJES PUBLIKON FOTOGRAFI ME GRABOVCIN DHE LUSHTAKUN – I PYET PSE E KANË LËNË PA PUNË

ZYRTARI I VETËVENDOSJES PUBLIKON FOTOGRAFI ME GRABOVCIN DHE LUSHTAKUN – I PYET PSE E KANË LËNË PA PUNË

Zëdhënësja e komunës së Lipjanit në zi, i vdes babai

Ish-kandidati për asamble komunale të Lipjanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Naser Shatri, ka publikuar një fotografi, ku shihet së bashku me dy personalitete të larta të Partisë Demokratike, Sami Lushtaku dhe Adem Grabovci, shkruan Insajderi.

Në fotografinë e publikuar, Shatri shkruan se i ka pyetur Lushtakun dhe Grabovcin, se përse e kanë lënë atë pa punë, dhe sipas tij përgjigja e tyre ka qenë, se fajet i vetë Shatri që është në Lëvizjen Vetëvendosje.

Madje ai nuk hetizon që Grabovcin dhe Lushtakun, t’i quajë si njerëz shumë të pasur.

“Në mesin e dy njerzëve shumë ë të pasur. I thashë Ademit pse më keni lënë të papunë, si me harruat ai më tha vet i ke fajet pse je në Vetëvendosje”, ka shkruar Shatri.

Por, tek postimi i tij vërehet edhe niveli i ulët i njohjes së drejtshkrimit. Ku në një fjali të vetme, ai i bënë dy fjalive të vetme, ai i bënë 10 gabime të rënda drejtshkrimore.

“Ne mesin e dy njerve shum te Pasur. I thash Ademit pse mlat te Papun,si me harruat aj me tha vet i ke fajet pse je ne Vetvendosje”, është shkrimi origjinal i Shatrit.

Lëvizja Vetëvendosje, ka marrur kritika të ashpëra për siç thuhej ‘përafrim’ me PDK-në e Kadri Veselit.

Këto akuza i kishte nisur tashmë deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili kishte akuzuar kreun e VV-së, Albin Kurti, për ndryshim të bindjeve ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

Por, jo vetëm kaq. PDK dhe LVV ishin bërë bashkë në disa raste kundër Shpend Ahmetit, në Prishtinë.

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, në komunën e Prishtinës,

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje, PDK-së dhe LDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, pas një mbledhje në të cilën ishte shkarkuar Qëndrim Sahitin e PSDK-së nga Bordi i Ndërmarrjes Banesore, patën publikuar një fotografi më mbishkrimin “Opozita e bashkuar”. Fotografia ishte publikuar nga asamblisti i LDK-së, Sami Salihu./Insajderi.com

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)