​Nxënësit vonohen në orën e mësimit, kryqëzohen dhe rrihen me kamxhik

​Nxënësit vonohen në orën e mësimit, kryqëzohen dhe rrihen me kamxhik

MIRATOHET PROPOZIMI PËR RRITJE TË NDIHMËS SOCIALE PËR 20 PËR QIND

Në një shkollë në Nigeri, disa nxënës janë rrahur në mënyrë barbare me kamxhi dhe duke u kryqëzuar.
Arsyeja është qesharake, ata ishin vonuar pak për të kapur orën e mësimit.
Tre persona, në mes të cilëve edhe drejtori i shkollës janë arrestuar pasi një polic i kishte gjetur nxënësit të kryqëzuar në krahinën jugperëndimore Ogun.
Polici me emirin Livinus ka tentuar të ndërhyjë duke e lutur pronarin e shkollës t’i lirojë adoleshentët.
Kur pronari i shkollës në Ayetor, 145 km larg kryeqytetit Lagos këtë ka refuzuar, zyrtari policor kishte vendosur që t’i lirojë vetë, por ka pasur rezistencë.
“Kur tentova t’i liroj nxënësit, pronari i shkollës dhe mësuesit më rrahën”, ka thënë polici për gazetën nigeriane Punch.
Zëdhënësi i Policisë në Ogun ka konfirmuar për BBC se drejtori, pronari i shkollës dhe një mësues janë arrestuar dhe se do të ballafaqohen me akuzë për sjellje të dhunshme.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)