Deri më tani, ky sezon ka rezultuar të mos jetë shumë i mirë për tifozët e Real Madridit, dhe në disfatën e fundit, me rezultat 2-0 kundër Real Sociedadit, zemërimi i tifozëve me klubin madrilen ishte i vënë re.
Golat e shënuar nga Willian Jose dhe Ruben Pardo i ndihmuan skuadrës së Imanol Alguacil ta sigurojë një fitore historike në Santiago Bernabeu, duke i lënë “Los Blancos” në pozitën e pestë, pas klubeve si Alaves dhe Sevilla, transmeton Gazeta Express.
Nëse kjo gjë nuk ishte e mjaftueshme për ta ilustruar situatën e keqe që po mbizotëron te gjiganti spanjoll, vetëm 66 për qind të ulëseve në stadiumin Santiago Bernabeu ishin të zëna për ndeshjen e 18-të të këtij sezoni.
The Bernabeu is empty: Third worst attendance of the season https://t.co/VfXRRtqHRY pic.twitter.com/UyYXn9R5oO
— EDAFE MATTHEW ESEOGHENE (@ELEGBETE1) January 6, 2019
Në total, kjo do të thotë se rreth 30 mijë ulëse, nga gjithsej 81 mijë, ishin të zbrazëta në shtëpinë e Real Madridin. Kjo shifër bëhet edhe më alarmuese kur krahasohet me numrin e lartë mesatar të tifozëve të pranishëm në stadium gjatë sezoneve të kaluara.
“Los Blancos” për momentin pozicionohen në vendin e pestë, me dhjetë pikë më pak se Barcelona. Distanca mes këtyre klubeve rivale ka vazhduar të rritet çdo javë e më shumë dhe kjo ka bërë që të vihet dyshim mbi të ardhmen e Santiago Solarit në klub. /Gazeta Express/
COMMENTS