Milot Rashica luajti për 30 minuta me Werderin, ja çka bëri ylli kosovar

Ujku mbyt 20 dele në Gadime të Lipjanit (Video)

Milot Rashica ka luajtur për rreth 30 minuta në takimin e fundit që e zhvilloi Werder Bremeni në Bundesligë.

Skuadra e Milot Rashicës u ndal në barazim 1:1, në ndeshjen si vendas ndaj Hoffenheimit, transmeton Insporti

Rashica, që u inkuadrua në lojë në minutën e 64′ në vendin e Davy Klaassen, shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi.

Për këtë paraqitje të tij, ai nuk u vlerësua me notë më të lartë se 6.3, që është mesatare.

Werderi i Rashicës, pas 16 xhirove renditet në pozitën e nëntë në kampionat. 

COMMENTS