Mogherini tregon për çka u dakorduan Thaçi e Vuçiq

Mogherini tregon për çka u dakorduan Thaçi e Vuçiq

Biznesmeni Bujar Shabani na ka ofruar një model të njeriut të suksesshëm, që suksesin e tij kërkon me ngulm ta ndajë me njerëzit

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, që ka udhëhequr sot takimin ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq, ka bërë të ditur se palët janë dakorduar për intensifikim të dialogut.

Thaçi e Vuçiq sot janë takuar në Bruksel, në takimin e tyre të parë drejt asaj që po konsiderohet faza e fundit e dialogut Kosovë – Serbi, transmeton Koha.net.

“Përfaqësuesi i lartë dhe Presidentët patën një diskutim intensiv dhe produktiv mbi kuadrin e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve. Ata ranë dakord të intensifikojnë punën në javët e ardhshme”, ka thënë Mogherini.

COMMENTS