Në fabrikën e mishit theren lopë të sëmura

Në fabrikën e mishit theren lopë të sëmura

Varroset 22 vjeçari nga Vushtrria pas djegies që pësoi nga gjeneratori

Policia polake po heton një thertore të dyshuar për trafikim të paligjshëm të bagëtive të sëmura, e cila është filmuar fshehurazi.

Zyrtari kryesor veterinar i Polonisë thotë se videoja e  transmetuar nga TVN 24, zbulon “veprimtari të paligjshme, pasi masakra kryhet me qëllim natën, në mënyrë që të shmanget mbikëqyrja zyrtare”.

Në videon e denoncuar në televizionin polak, tregohen lopët e sëmura, të cilat theren më pas nga punëtorët në thertore.

Nuk është e qartë se ku ka shkuar mishi.

Denoncimi është potencialisht serioz për BE’në, sepse në vitin 2013 skandali i mishit të kalit përfshiu 16 vende.

Skandali shkaktoi kthimin e produkteve, pasi zyrtarët u përpoqën të gjurmonin mishin e dyshuar.

Vendimi erdhi pas zbulimit se etiketa e ushqimeve te shituara në Europë dhe Britaninë e Madhe kishte te shkruar mish kau, ndërsa përmbajtja e tyre ishte nga 60%- 100 % mish kali.

COMMENTS