Në Lipjan vaksinohen 92 qytetarë

Në Lipjan vaksinohen 92 qytetarë

KY ËSHTË PERSONI QË VRAU VËLLAIN VET NË LIPJAN – POLICIA NË KËRKIM

Me vaksinën antiCOVID deri më tani janë vaksinuar 92 qytetarë në komunën e Lipjanit, përcjell Gazeta Ulpianapress.

Para tri dite ka filluar vaksinim i qytetarëve të moshës 80-84 vjeç, njofton drejtoresha e Shëndetësisë Merita Bytyqi.

Bytyqi për Ulpianapress ka thënë se interesimi është i madh, vazhdimisht po regjistrohen qytetarët dhe pastaj sipas planit dhe ditëve të caktuara, qytetarët po ftohen me rradhë për vaksinim.

Ajo tutje ka shtuar se janë furnizuar me 350 vaksina te dedikuara për moshat e caktuara./Ulpianapress/

COMMENTS