Salah mahnit botën sërish

Salah mahnit botën sërish

KB Lipjani nuk njeh kundërshtar, viktëm kësaj radhe ishte KB Kalaja

Ai është kthyer në një prej kandidatëve potencial për të fituar “Topin e Artë” këtë sezon, por kjo gjë nuk e ka ndaluar aspak Mohamed Salah të vazhdojë me veprimet e tij humanitare.

Sulmuesi i Liverpool është kthyer në një njeri jashtëzakonisht të dashur në Egjipt.

Së fundi, ai ka pagur 450 mijë dollarë për të ndërtuar një fabrikë për pastrimin e ujit në fshatin e tij të lindjes Nagrig, e cila do të përdoret për furnizimin e përhershëm të fshatit dhe të gjithë rajonit me ujë të pijshëm.

Dashuria e egjiptianëve ndaj Salah është treguar edhe në zgjedhjet e fundit, teksa edhe pse nuk ishte fare në listë, ai arriti të merrte gati 1 milionë vota./tch

COMMENTS