Santiago Arroyave ka realizuar ëndrrën e tij, duke debutuar në futbollin profesionist.
Edhe pse i lindur me ‘phocomelia’, një çrregullim i rrallë që shkakton ndalimin e rritjes së gjymtyrëve, ku Arroyave ka lindur pa krahun e majtë, kjo nuk i ka penguar atij që të realizojë ëndrrën për t’u bërë futbollist.
18 vjeçari, jo vetëm që ka arritur të luajë futboll në këto vite, por së fundi edhe ka regjistruar debutimin në futbollin profesionist, duke debutuar në raundin e tretë të Kupës së Kolumbisë për skuadrën Itagui. Në humbjen 1:0 nga Deportivo Pereira.
Arroyave hyri në lojë në pesë minutat e fundit, për t’u pritur me duartrokitje nga tifozët.
“Sot unë mund t’ju sigurojë se ishte dita më e lumtur e jetës sime”, ka deklaruar Arroyave pas ndeshjes./Lajmi.net/
COMMENTS