As AKR-ja s’ka vendim për tryezën e Veselit

As AKR-ja s’ka vendim për tryezën e Veselit

Rrëfehet biznesmeni lipjanas, kam migruar si 16 vjeçar dhe kam punu për 400 franga në muaj

Ftesës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit, për tryezë diskutimi me qëllim arritjen e konsensusit politik për agjendër shtetërore të Kosovës nuk i është përgjigjur ende as partneri i koalicionit, Aleanca Kosova e Re.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ditë më parë kishte deklaruar se strategjitë e liderëve politik për konsensus në temat e mëdha nacionale nuk po janë të frytshme dhe nuk po sjellin diçka konkrete për Kosovën.

Ndërkaq sot, Sekretari i përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, tha për lajmi.net se një qëndrim i tillë nuk i është thënë atij nga kryetari i partisë së tij, e megjithatë ende nuk dihet se nëse do të marrin pjesë në tryezën e nesërme të thirrur nga Veseli.

“Presidenti(kryetari i partisë) është në Bangladesh, nuk kam kontaktuar me të, kam lexuar deklaratat në media të zotit Pacolli se këto tryeza nuk janë të frytshme, mirëpo këtë nuk e kam ndëgjuar prej tij kështu që nuk mund të themi asgjë”, u shpreh Pacolli për lajmi.net.

Nga ana tjetër, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, deklaroi për lajmi.net se ftesa i është dërguar të gjitha partive, mirëpo nuk është në kompetencë të PDK-së të flasë për vendimet e partive të tjera.

“Ftesën e kanë marrë sepse ua kemi dërguar javën e kaluar, ndërkaq që për vendimet e tyre nuk do të përgjigjem sepse nuk i përfaqësoj ata”, deklaroi Krasniqi.

Ndryshe, ftesa e PDK-së vije pas mbajtjes së tryezës së parë të përbashkët të partive politike të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në të cilën morën pjesë të gjitha subjektet parlamentare në vend./Lajmi.net/

COMMENTS