Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Parkun Kombëtar “Queen Elizabeth” në Ugandë.
Fëmija ishte nën kujdesin e një dadoje në një shtëpizë kur ndodhi ngjarja. Kujdestarja e fëmijës kishte dalë jashtë shtëpisë, ndërsa fëmija e ndoqi nga pas atë kur u rrëmbye nga Leopardi.
Askush nuk e vuri re fëmijën teksa u rrëmbye nga leopardi, i cili i mori jetën pas një peme.
Rojet në safari janë shprehur se kujdestarja nuk e kishte parë fëmijën që e kishte ndjekur nga pas. Në momentin që ajo e kishte pikasur atë ishte tepër vonë./tch
COMMENTS